
Grida Duma e PD-së propozon të paguhen të gjithë punonjësit, formal dhe informale, me 300 euro në muaj. Sipas saj kjo është e vetmja paketë që mund të ndihmojë qytetarët dhe bizneset.
“Tani me minimumin e 300 eurove dhe ata informalë sepse e kemi regjistrin. Nuk ka kohë për paketa, njëherë në biznesi i vogël, njëherë paketa e dytë dhe njëherë e tretë”, tha Zonja Duma në emisionin “Kjo Javë”, të News 24.
Më parë Exit News ka sqaruar se transferimi direkt i parasë në të holla (kesh) direkt tek njerëzit është politika më e mirë për t’u mbështetur.
Deri tani qeveria ka paguar punonjësit e biznesit të vogël dhe të vetëpunësuarit me rrogën minimale. Ndërkohë që më 15 prill do të prezantojë paketën e dytë të ndihmës financiare për bizneset që nuk janë mbyllur me urdhër të qeverisë, por si shkak i masave ndaluese.