Qytetarët e Durrësit, do të marshojnë sot në mbrëmje kundër betonizimit të qytetit të tyre. Në orën 18:30 nisur nga sheshi qendror i qytetit përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”, për të shkuar drejt “Velierës” qindra qytetarët të Durrësit do të marshojnë kundra betonizmit të strukturat romake të shekullit të II pas lindjes së krishtit të zbuluara gjatë ndërtimit të sheshit “Veliera”, dhe për shpalljen e tyre monument kulture.
Ky marshim organizohet pasi, pak ditë më parë Bashkia e Durrësit “varrosi” me beton një pilastër romake, e cila shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit rrethues të qytetit, ku supozohet prania e një porte.
Pavarësisht se në 16 shkurt, Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e pjesshme të punimeve me arsyetimin se gjatë gërmimëve janë gjetur themelet e një ndërtese Mijëra vjeçare bizantine, Bashkia Durrës vazhdoi me punimet në sheshin Veliera, duke betonizuar zonën ku u gjendën themelet e një ndërtese mijëra vjeçare.
Përveç ndërtimit të sheshit “Veliera” edhe një tjetër projekt i Bashkisë Durrës po vë në rrezik trashëgiminë arkeologjike dhe kulturore në këtë qytet.
Portali Amfora ka bërë të ditur se rindërtim i shkollës 9 –vjeçare Marie Kaçulini, në perimetrin rrethuesh të së cilës gjendet mozaiku i shekullit të III-IV pas Krishtit, monument kulture i katëgorisë së parë, prej muajsh po zhvillohet gjatë natës, në një shesh të pandriçuar dhe pa praninë e arkelogëve, duke rrezikuar mozaikun.
Grupimi në mbrojtje të tashëgimisë kulturore të Durrësit “Aktiv për Durrësin” ka hapur edhe një peticion online, ku deri më tani është firmosur nga 500 qytetarë.