
15 të infektuar të rinj janë zbuluar në Durrës në 24 orët e fundit.
Një prej tyre është një turist nga Kosova. Ndërsa për të infektuarit e tjerë nuk ka ende informacione.
Deri në 10 korrik, në Durrës ka 229 të infektuar aktivë, duke e renditur qarkun në vend të dytë pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve.