Dy prej komisionerëve të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 në Durrës, kanë ndërruar jetë.
Një ditë më parë, Gjykata Speciale kundër Korrupsioni njoftoi se ka lëshuar urdhër-arreste për 22 komisionerë, pjesë e dosjes 339, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.
Mes tyre janë dhe Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë disa kohë më parë.
Burime pranë SPAK, për gazetën Mapo, u shprehën se kjo ngatërresë ka ndodhur, pasi personat në fjalë, nuk ishin çrregjistruar ende nga gjendja civile, procedurë që ndiqet normalisht kur dikush ndërron jetë.
Për të lexuar më shumë për udhër-arrestet për komisionerët klikoni këtu.