Dy prokurorë dorëhiqen para procesit të vetingut

Nga Exit News
Dy prokurorë dorëhiqen para procesit të vetingut

Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, Agim Dilka dhe prokurori i Prokurorisë së Pogradecit, Erion Pustina dhanë dorëheqjen nga posti i prokurorit, duke ndërprerë procesin e vetingut për ta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e verifikimit të ketyre prokurorëve, pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistrantit.

Të dy prokurorët kanë humbur të drejtën për tu emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

Deri më tani 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme