
Policia ka arrestuar një 57 vjeçar nga Kruja dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 22 vjeç, pasi të dy bashkë u përplasën fizikisht me dy qytetarë të tjerë, banues në Krujë.
Policia dyshon se dhuna ka nisur pas një konflikti të momentit.
Babë e bir kanë goditur me sende të forta dy shtetas, një 53 vjeçar dhe një 22 vjeçar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Hetimi i ka kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqsor Krujë. Agresorët përballen me akuzën e ‘plagosjes së rëndë me dashje”.