
Dy viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 652.
104 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë pas disa javësh ku në Kosovë numri i të infektuarve të rinj shkon më shumë se 100.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16,606 të infektuar.
Prej tyre 1 393 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 561 pacientë janë shëruar.