
Numri i vdekjeve te lidhura me koronavirusi arriti në 2000, në Amerikë, ditën e shtunë. Dy ditë më parë Amerika kishte vetëm një mijë të vdekur.
Ky lloj zhvillimi është shumë shqetësues duke patur parasysh se u desh një muaj që numri i vdekjeve të rritej nga një në një mijë.
Më 29 shkurt u shënua i vdekuri i parë në shtetin e Uashingtonit.
Numri i të infektuarve ka arritur në 120 mijë persona. Amerika është sot epiqendra e pandemisë.
Specialistët presin që situata të përkeqësohet në ditët e ardhshme.