Dyshime mbi ardhjen e variantit afrikan në Shqipëri, diskutohet vendosjen e masave të reja

Nga Exit News
Dyshime mbi ardhjen e variantit afrikan në Shqipëri, diskutohet vendosjen e masave të reja

Kryeministri Edi Rama tha se ka “dyshime të forta që në vend ka ardhur varianti i Afrikës së Jugut”. Të martën në një takim në Durrës ai tha se varianti është 30 % më agresiv.

Rama tha se të mërkurën do të shihet mundësia për propozimin ose jo të masave të reja kundër COVID-19.

Ai tha se masat anti-COVID duhet të zbatohet dhe “të mos ketë më neglizhencë.

Kryeministri njoftoi se me ardhjen e dozave të tjera në shkurt, do të nis vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç e më pas për ata 75 e 70.

Instituti i Shëndetit Publik nuk i ka as mjetet dhe njohuritë për të identifikuar kryen variantet e reja të COVID-19, ka pohuar Ogerta Manastirliu duke thënë se stafet mjekësorë në Shqipëri janë duke u trajnuar në lidhje me këtë proces nga autoritet turke.

Të hënën Manastirliu tha se ka arsye që dëshmojnë praninë e varianteve të reja dhe shtoi se rastet e dyshuara janë dërguar në Gjermani dhe pritet konfirmimi.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme