Mutacionet e Covid-19 të pranishëm në vend

Nga Exit News
Mutacionet e Covid-19 të pranishëm në vend

Në vend ka variante të reja të virusit Covid-19. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në një bisedë më gazetarët, të henën. Ai tha se “po rritet infektimi i moshave të reja dhe po ulet mesatarja e moshës për të shtruarit në spitalet Covid”.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi se në vend është rritur norma e të infektuarve në 419 raste të reja për 100 mijë banorë, mesatarja e rasteve ditore si dhe numri i vdekjeve. Të dielën në vend u shënuan 14 viktima dhe 1,124 të infektuar.

Javën e kaluar në Gjermani u identifikua një shqiptare e infektuar me mutacionin britanik të koronavirusit, e cila vinte nga Shqipëria.

Më 27 janar, në emisionOpen, Shefja e epidemiologjisë Silva Bino tha se në vend ka 2 raste të mutacioneve të virusit në Elbasan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>