Kryeministri italian Conte ka vendosur rihapjen e ekonomisë më 4 maj. Të hënën do të hapen dyqanet, baret, restorantet dhe plazhet. Lajmi u raportua nga gazeta italiane La Stampa.
Si dhe dy aeroporte në Itali, aeroporti “Ciampino”, në Romë dhe “Peretola”, në Firenze. Vendimi u mor pas rënies së kurbës së infektimit.
Plani italian për hapjen e vendin është:
Në autobuza, metro dhe trena do të udhëtohet duke lënë një vend bosh ndërmjet pasagjerëve, dhe do të lejohet një numër i vogël pasagjerësh në këmbë.
Në dyqanet e specializuara nuk do të lejohen më shumë se 4 klientë për 10 metra katrorë.
Në parukeri do të lejohet vetëm një klient, me takim paraprak, dhe sigurisht me maska dhe me doreza.
Plazhet do të hapen nën masa të rrepta sigurie, duke vendosur çadrat dhe ulëset në distancën prej 2 metrash.
Nuk do të lejohet lëvizja jashtë qytetit dhe fëmijët e të moshuarit do të dalin sipas orareve të caktuara.
Problem vazhdon të mbetet hapja e bareve dhe restorante për shkak të ruajtjes së distancimit social në kuzhinë.
Në dy aeroporte që do të hapen do të testohet edhe një sistem i ri kontrolli për Covid-19.
Masat ndaluese të cilat do të vazhdojnë të jenë në fuqi janë mbajtja e detyrueshme e maskës në vende publike dhe të mbyllura, si dhe monitorimi i qytetarëve përmes një aplikacioni në telefon.
Gjithashtu, parashikohet edhe krijimi i një mekanizmi të vecantë për kthimin e vendit në karantinë në rast se rriten numrat e të infektuarve.