Qeveria greke do të gjobisë nga 2,000 deri në 10,000 euro pronarët e bareve dhe restoranteve që lejojnë brenda klientët e pavaksinuar.
Që nga 16 korriku, baret dhe restorantet do të pranojnë brenda vetëm klientë të vaksinuar plotësisht. Ndërsa jashtë, pronarët do të duhet të vendosin nëse do të lejojnë vetëm persona ët vaksinuar apo do të zgjedhin opsionin “e përzier”, që do të thotë se njerëzit e pavaksinuar do të lejohen gjithashtu me masat e nevojshme të sigurisë.
Greqia vendosi vaksinimin e detyruar të personelit të shtëpive të të moshuarve, punonjësve të bareve dhe restoranteve dhe punonjësit shëndetësor.
Greqia raportoi të martën 3,109 raste të reja COVID-19 ndërsa ka vaksinuar plotësisht ka gati 40% të popullsisë.