Edi Rama i vendosur të prishë Teatrin Kombëtar

Edi Rama i vendosur të prishë Teatrin Kombëtar

Kryeministri Rama në konferëncën për shtyp të mbajtur sot pranoi se do të shembë godinën e Teatrit Kombëtar dhe do të ndërtojë kullat rreth tij. Ai e mbrojti projektin e ndërtimit të teatrit përmes ligjit special. Madje, Kryeministri e tha se e vetmja mënyrë për të ndërtuar një teatër të ri është dhënia e tokës publike një kompanie private.

“Koiçidon kërkesa e privatit për të zhvilluar një pronë private dhe kërkesa jonë për të ndërtuar teatrin.

Bëjmë një këmbim: i thuhet privatit ti merr këtë truall, bashkoje me truallin tënd dhe ndërto atë që të duhet, dhe ne na ndërto teatrin.

Është një rastësi fatlume që aty matanë ka një truall që është i Bashkisë Tiranë që ka 30 vjet si kuadrat plehrash dhe që kthehet në një letër me vlerë për të blerë një teatër, pa nxjerrrë asnjë qindarkë nga buxheti.”

Kryeministri Rama nuk dha një datë se kur do të shembet godina e  Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, ai shmangu pyetjen se pse policia rrethoi godinën e teatrit sëbashku me 100 qytetarë brenda saj më 24 korrik, dhe nuk lejoi qytetarët e tjerë të hynin brenda në teatër.

“Nuk e di çdo me thënë që një grup njerëzish të hyjnë në një institucion me pretendim që po e mbrojnë. Ka një vullnet të shprehur me ligj. Të pëlqen, s’të përlqjn ligji është për tu zbatuar, jo për tu diskutuar”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, në të njëjtën mënyrë si teatri do të ndërtohet edhe Biblioteka Kombëtare, Teatri i ri i Kukullave, Spitali i Fierit dhe Kampusi i ri Universitar.

“Nuk kemi buxhet ta ndërtojmë teatrin, as bibliotekën. Pse si do mendoni ju se do e ndërtojmë kampusin universitar? do ftojmë investitiorët e huaj.

Do i themi ne duam ketë dhe juve do tju paguajmë me kohë.Në fund do mbeten veprat që do i vihen në dispozicion njerëzve.

Për stadiumin skishim mundësi financiare ta ndërtonim. Ju drejtuam privatit. Privati merr pjesën e tij ne marrim stadiumin.
Stadium është i federatës. Patjetër që do marrë se ca ai s’do bëjë bamirësi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>