Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin Skëndërbej për të festuar fitoren e Partisë Socialiste.
Më herët ai bëri thirrje në Facebook për qytetarët që të bashkohet në sheshin Skëndërbej.
Ndryshe nga takimet elektorale ku PS ishte siguruar që pavarësisht numrit të lartë të njerëzve të vendoste karrige që të jepnin idenë e ruajtjes së distancës, këtë herë nuk e ka bërë.
Në video shihen njerëz të grumbulluar në shesh pa maska dhe pa distancë.