Kryeministri Edi Rama bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Ilva Tare, në emisionin Tonight. Zoti Rama foli për akuzat e përfaqësuesve të LSI-së për mënyrën se si funksionon qeveria, zgjedhjet e ardhshme dhe koalicionin qeveritar. Ndër të tjera ai foli edhe:
Për akuzat e ish-Ministrit Manjani:
Nuk marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por dhe gjatë pilafit;
Nuk ka ndodhur asnjë tragjedi, një Ministër i papërshtatshëm është shkarkuar dhe një Ministër i ri ka marrë detyrën.
Për shkarkimin e Ministrit Tahiri:
Unë jam kryeministri dhe nuk marr këshilla e urdhra nga asnjë partner ndërkombëtar. Askush nuk më ka kërkuar asgjë për ministrin e Brendshëm në funksion negativ.
Për akuzat e ministrit Koka:
Ministri ka të drejtën dhe ai të bëjë një gabim, jam i bindur që nuk do përsëritet..
Për arrestimin e Balilit:
Qeveria as nuk ka dhe as nuk pranon presion nga asnjë shtet. Ambasadorit amerikan ia kam thënë miqësisht.
Për të ardhmen e koalicionit PS-LSI:
Mendoj se koalicioni ka funksionuar më së miri pasi shikoj strukturën e plotë dhe nuk i lejoj vetes të humbas në detaje të papërsosura..
Për deklaratat kundër Donald Trump:
Për kandidatin kam thënë gjërat që kam menduar, për Presidentin nuk kam thënë asgjë.
Për marrëdhënien Serbi—Kosovë:
Çdo përpjekje për paqe shërben. Është e habitshme se si ne nxitojmë të biem pre e një histerie për një gjest të dëshpëruar që karakterizon palën tjetër.