Edi Rama, Kryetar i Opozitës, 11 nëntor 2009:
“Shteti i shqiptarëve ka dalë nga binarët e Kushtetutës dhe të ligjit dhe është vënë në shërbim të familjes në pushtet, duke shpërfillur dhe shkelur brutalisht liri dhe të drejta kushtetuese kudo ku pushteti i familjes ka interesa ekonomike, abuzive, korruptive.”
Edi Rama, Kryeministër, 25 shkurt 2016:
“Im vëlla, për të cilin vë dorën në zjarr për ndershmërinë dhe për njerëzillëkun e tij, u shfaq në një fotografi bashkë me një shokun e tij që kanë kaluar vite në emigracion, në Kinë në një kompani kineze, dhe kjo u publikua si implikim i tij në proçesin për garën për zonën ekonomike të Spitallës në Durrës. Pavarësisht se e gjitha ishte një manipulim i opinionit publik, kishte një të vërtetë që shoku i tij, shumë i mirë në dijeninë time, e kishte ftuar tim vëlla për t’i vizituar këto kompanitë dhe njëra prej tyre kishte konkurruar. “