Disa orë pas fjalimit të Lulzim Bashës, deputeti aktual Eduard Selami njoftoi kandidaturën e tij për udhëheqjen e partisë.
Eduard Selami ka drejtuar Partinë Demokratike nga viti 1992 deri më 1995. Ai u rikthye në PD në vitin 2013, pas një shkëputje disa-vjeçare në SHBA. Ai nuk do të jetë deputet në parlamentin e ardhshëm.
Gjatë katër viteve në opozitë, Zoti Selami ka qenë një prej zërave kritikë ndaj Lulzim Bashës.
Ai i kërkoi kryetarit Basha publikisht në verën 2016 të votonte reformën në drejtësi dhe ligjin e Vettingut dhe ishte kundër qendrieve të PD-së lidhur me ndryshimet në draft-reformen.
Gjithsesi gjatë fushatës elektorale, kur një grup prej figurave të vjetra të PD kërkuan dorëheqjen e Kryetarit Basha, Eduard Selami mbrojti listën e hartuar prej Bashës dhe kërkoi mbështetjen dhe fokusimin e partisë tek zgjedhjet.
Zoti Selami nuk ka nënshkruar asnjë prej dy kërkesave për dorëheqje të Zotit Basha, hartuar nga ish-deputetë e funksionarë dhe anëtarë të Kryesisë e Këshillit Kombëtar.