Efektet e para të vetingut – Dorëhiqen pesë gjyqtarë e një prokuror

Efektet e para të vetingut – Dorëhiqen pesë gjyqtarë e një prokuror

Pesë gjyqtarë dhe një prokuror kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk kanë pranuar të dorëzojnë në ILKDPKI formularin e deklarimit  të pasurisë. Dje ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve, bazuar në ligjin e vetingut.

Nga ILKDPKI bëhet e ditur se nga 800 gjyqtarësh e prokurorësh në vend, 794 prej tyre kanë dorëzuar formularët dhe do t’i nënshtrohen si fillim kontrollit formal nga ILKDPKI-ja e më pas nga Komisioni I Vetingut. Ky I fundit është institucion që nuk është krijuar ende.

Pesë gjyqtarët e dorëhequr janë:

Mirela Fana – gjyqtare e Gjykatës së Lartë dhe anëtare e KED-së

Vladimir Kristo – anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe anëtar i KED-së

Ilir Çeliku – gjyqtar i Vlorës

Ilir Pashaj – gjyqtar i Elbasanit

Drita Veliaj – gjyqtare e Kukësit

Prokurori i dorëhequr është Sulejman Tola, prokuror i Krujës. Zoti Tola ka deklaruar se nuk ka bërë deklarimin e pasurisë pasi del në pension në muajin shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>