Ekonomia, menaxhimi i pandemisë dhe padrejtësia racore kanë qenë janë çështjet kryesore mbi të cilat votuesit amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit 2020.
Në emisionin ‘Me pak fjalë’, u diskutua se cilat çështja ishin më të rëndësishme për votuesit e republikanit Trump dhe ato të demokratit Biden.
Ekonomia ishte çështje kryesore për më shumë votues se cdo çështje tjetër, me 35 për qind të votuesve që e panë si më të rëndësishmen.
Prej tyre, 82 përqind mbështetën Trumpin dhe vetëm 17 për qind Bidenin. Një përqind kanë zgjedhur kandidatët e tjerë ose nuk ishin të sigurtë për votën e tyre.
Çështja e dytë më e rëndësishme për votuesit ishte pabarazia raciale, me 20 për qind të votuesve që e panë si më të rëndësishmen. Në këtë tregues, është Bideni kandidati më i preferuar me 91 për qind të votave, ndërsa Trump merr vetëm 8 për qind.
Shumë analistë amerikanë kanë deklaruar se nëse Trump nuk do të kishte qasja agresive ndaj shumë çështjeve sociale, fitorja e tij në zgjedhje do të ishte e sigurt.
Ndërsa në vend të tretë si çështja e më e rëndësishme për votuesit ameriknë u rendit menaxhimi i pandemisë së Covid-19, ku sërish 82 përqind e votuesve preferuan qasjen e Bidenit dhe vetëm 14 për qind atë të Trumpit.
Megjithatë kur votuesit u pyetën në lidhje ndikimin e masave të koronavirusit në ekonomi, 52 për qind e votuesve thanë se kontrolli i pandemisë, edhe nëse dëmton ekonominë, ishte më i rëndësishëm.