
Policia e shtetit njoftoi se Franca dhe Italia ka ekstraduar në vend 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të policisë në Facebook: në Francë, u arrestua shtetasi T. K, 51 vjeç dhe në Itali u arretua A. Q., 25 vjeç.
Të dy perosnat ishin dënuar përkatësisht nga gjykata e Shkodrës dhe e Tiranës për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.