Një 44 vjeçar, R.M është ekstraduar në Itali pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit, ku në një postim në facebook shkruan se në vitin 2013 R.M ka tentuar të trafikojë drejt Italisë 61 kilogram kanabis.
“Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.
Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.”