Indrit Taullai, i dyshuar për vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në vitin 2005, është ekstraduar nga Kosova ku mbahej nën arrest.
Policia njofton se ndaj Taullait rëndojnë 4 akuza penale: “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”
Sipas SPAK, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi dyshohen si autorë të vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.
Në vrasjen e këtyre dy të fundit, Prokuroria dyshon se kanë marrë pjesë edhe Emiljano Shullazi me Viktor Ymeri (Imeraj).
Për personat e mësipërm është ekzekutuar masa arrest me burg me përjashtim të Lulzim Berishës i cili vijon të jetë në arrati.
Drejt Shqipërisë sot është ekstraduar nga Gjermania edhe një 56-vjeçar nga Korça. Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.