
Një 33-vjeçar është ekstraduar në Shqipëri pasi u arrestua në Itali.
Marjan Xhepexhiu është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Xhepexhiu ka plagosur me mjet të fortë një person, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Kapja dhe esktradimi i tij u bë në bashkëpunim mës Interpol Tirana me policinë italiane.