Ekstradohet shqiptari i parë në Kanada

Nga Exit News
Ekstradohet shqiptari i parë në Kanada

Një 39 vjeçar është ekstraduar në Kanada, pasi akuzohet për aksidentimin me pasojë vdekje të një gruaje, duke u bërë shqiptari i parë që ekstradohet drejt Kanadasë.

Erjon Kashari aksidentoi në 2014 për vdekje një grua dhe u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të aksidentuar.

Ndaj tij autoritetet kanadeze caktuan masën arrest me burg për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”.

Kashari prej më shumë se 5 vitesh ishte në kërkim për aksidentin. Në 2019 u arrestua në vendin tonë dhe sot u  ekstradua drejt Kanadasë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>