
Shkëlzen Velaj u vra, në mesnatën e të mërkurës, në Vlorë.
Vrasja ndodhi në lagjen ’24 maj’. Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan në komisariat 4 persona.
Policia u shpreh se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje të vjetra.
Makina e vrasësve dhe nje armë, kallashnikov u gjetën të djegura në fshatin Risili, në Vlorë.