
Në Elbasan u dogj të dielën në mbremje makina e Elis Bahushin, një prej të dënuarve për ngritjen e laboratorit të drogës në Has, në 2018.
Bahushi sipas hetimeve transportonte drogë dhe lëndët përbërëse të saj nga Turqia për në Shqipëri.
Laboratori i përpunimit të heroinës u zbulua më 19 tetor 2018. Policia sekuestroi 150 kilogramë heroine të përpunuar, të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.