2 persona nga stafi mjekësor i spitalit të Elbasanit janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë pasur kontakte me 46-vjeçarin e infektuar, pronari i lokalit ku janë infektuar të paktën 14 persona në qytet.
Të paktën një mjek dhe një infermiere kanë vizituar 46-vjeçarin përpara datës 5 prill, kur ai u diagnostifikua me Covid-19.
Motra e tij, e cila është infermiere në spitalin e Elbasanit, ka shoqëruar me makinën private të vëllanë për kontroll në spital, pasi ky i fundit kishte shfaqur simptomat e Covid-19: vështirësi në frymëmarrje, temperaturë dhe kollë të thatë.
Ai është shtruar në repartin e imazherisë për të bërë një skaner, duke vënë në rrezik mjekun dhe infermierin që e kanë vizituar.
Deri më 9 prill, 14 pacientë me koronavirus në Elbasan janë infektuar në restorantin e 46-vjeçarit, i cili e ka mbajtur hapur restorantin deri të premten, 4 prill, në shkelje të urdhrit për mbyllje.
Në restorant janë infektuar:
- pronari i restorantit dhe bashkëshortja e tij,
- një kasap, i cili infektoi bashkëshorten e tij,
- një burrë 62 vjeç i cili infektoi dhe 2 djemtë e tij,
- një burrë 50 vjeç që më pas infektoi bashkëshorten që punonte në bankë dhe dy vajzat.
- dy studentët dhe 45-vjeçar.
ISHP po vazhdon gjurmimin e personave që kanë vizituar lokalin, pasi dyshohet se ditët e fundit atë e kanë vizituar më shumë se 100 persona.