
4 persona u plagosën pas një sherri me thika në një lokal në Elbasan, të enjten (10 shtator). Personat e plagosur janë pronari i lokalit S.Z., 65 vjeç, dhe tre djemët e tij, R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç.
Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, dhe persona janë jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.