Eliot Engel thirrje SHBA-ve të hetojnë veprimtarinë e Gjykatës speciale në Hagë

Nga Exit News
Eliot Engel thirrje SHBA-ve të hetojnë veprimtarinë e Gjykatës speciale në Hagë

Drejtuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel i bëri thirrje departamentit të drejtësisë dhe të hetojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë, për të siguruar që nuk po synon njerëzit nga përkatësia etnike.

“Unë i bëj thirrje Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe Departamentit të Drejtësisë që të shqyrtojnë punën e Gjykatës Speciale për të siguruar që nuk po synon njerëzit për shkak të përkatësisë etnike të tyre dhe të ndalojnë mbështetjen e SHBA-ve për ose bashkëpunimin me Gjykatën nëse konstatohet se është duke vepruar kështu”, shkroi Engel në një deklaratë për shtyp pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, me konfirmimin e aktakzuave të Gjykatës Speciale.

Ai shprehu shqetësimin e tij “për mënyrën se si gjykata po e zbaton mandatin e saj. Statuti i cili krijoi Gjykatën Speciale nuk kufizohet vetëm tek shqiptarët”.

Kongresmeni theksoi se “shumica dërrmuese e krimeve të kryera në Kosovë gjatë kësaj periudhe u kryen nga ushtria e Millosheviçit gjatë fushatës së saj gjenocidale të spastrimit etnik. Ajo ngre pyetje jashtëzakonisht të rënda se për verbërinë etnike në ligjin që krijoi Gjykatën Speciale, ai ka ndjekur vetëm shqiptarët”.

“Mbyllja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë vetëm sa e ka zmadhuar këtë gabim serioz sepse autorët serbë nuk përballen më me një mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë.

Në të njëjtën kohë, gjykatat serbe, me disa përjashtime, nuk u kanë kërkuar llogari atyre që janë përgjegjës. Për më tepër, vrasësit e tre shtetasve amerikanë vëllezërit Bytyci nuk janë nxjerrë para drejtësisë, edhe pse autorët janë identifikuar dhe po jetojnë në Serbi.

Unë e kuptoj që qeveria dhe zyrtarët ushtarakë serbë të cilët ishin të përfshirë në gjenocid janë kryesisht jashtë gjykimit të drejtpërdrejtë të Gjykatës Speciale”, përfundoi Engel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>