EMA po heton raste të mpiksjes së rrallë të gjakut nga vaksina J & J

Nga Exit News
EMA po heton raste të mpiksjes së rrallë të gjakut nga vaksina J & J

Rregullatori i Barnave në BE po shqyrton raportet e mpiksjeve të rralla të gjakut në katër persona, që ishin vaksinuar me vaksinën Johnson & Johnson, sipas The Guardian.

Nga katër rastet serioze të mpiksjes dhe trombociteve të ulëta, tre ndodhën në SHBA gjatë shpërndarjes së vaksinës J & J nga njësia e saj farmaceutike Janssen, tha të premten Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Prej tyre, një person ka vdekur dhe një rast u raportua gjatë një provë klinike.

J&J tha se ishte në dijeni të raporteve të mpiksjes së gjakut dhe po punonte me rregullatorët për të vlerësuar të dhënat e për të siguruar informacionin përkatës.

Aktualisht, nuk është krijuar asnjë lidhje e qartë shkakësore midis këtyre ngjarjeve të rralla dhe vaksinës Janssen Covid-19,” tha kompania në një deklaratë me email.

EMA ka bërë me dije se nuk ishte ende e qartë nëse kishte një lidhje midis vaksinave dhe rasteve të raportuara.

Ajo shtoi se komiteti i tij i sigurisë do të vendos nëse nëse do të ndërrmarr veprime rregullatore të tilla si ndryshimi i etiketave.

Disa vende në Evropë dhe Azi kanë kufizuar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, Vaxzevria, tek njerëzit e rinj.

Shqyrtimi i fundit nga rregullatorët e BE dhe Mbretëria e Bashkuar këtë javë gjeti një lidhje mes rasteve të mpiksjes dhe vaksinimit me vaksinën AstraZeneca.

Gjithsesi, rregullatorët janë shprehur se rastet janë shumë të rralla, nuk është identifikuar ende një faktor shkakësor dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet disa herë.

Vaksina me dozë të vetme e J & J është miratuar për përdorim në BE, por ende nuk është administruar, ajo po përdoret aktualisht në SHBA.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>