EMA: Teoria se kombinimi i vaksinave është më efektiv ndaj Covid, e patestuar

Nga Exit News
EMA: Teoria se kombinimi i vaksinave është më efektiv ndaj Covid, e patestuar

Agjensia Europiane e Barnave në konferencë për shtyp të së mërkurës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi kombinimin e mundshëm të dy vaksinave të ndryshme, për të luftuar Covid-19.

Përdorimi i dy vaksinave të ndryshme, si psh AstraZeneca dhe Pfizer, nuk kemi të dhena. Njerëzit po e marrin dozën e dytë dhe për momentin ne mund të japim vetëm informacion për dozën e parë,” vlerësoi Komitetit i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës të EMA-s.

Njëkohësisht EMA nuk përjashtoi që kombinimi i vaksinave të mund të ishte më efektiv, por sqaroi se një teori e tillë nuk ka ende baza empirike, pasi nuk është testuar.

Ai deklaroi më parë se nga të dhënat rezulton se mpiksja e gjakut mund të ndodh shumë rrallë.

Incidenca është që 1 person në mbi 100 mije mund të jetë i rrezikuar.

Komiteti  tha se u takon shteteve të vendosin nëse do të vaksinojnë  grupmosha të caktuara me vaksinën AstraZeneca.

Më herët, EMA shpjegoi se mbrojtja e siguruar nga AstraZeneca i tejkalon rreziqet e mpiksjes së gjakut dhe vaksinimi do të vazhdojë.

Rreth 19 raste tromboembolike fatale janë vlerësuar nga Komitetit i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) për një lidhje të mundshme me vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>