
Sot, ekipi i mbrojtjes civile shembi godinën e Hotel ‘Vila Verde’, në zonën e plazhit, Durrës. Hoteli 4 katësh, i rindërtuar në vitin 2014 ishte ngritur mbi rërë. Ai u shpall i pabanueshëm nga ekspertët pas goditjeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Haki Cako, drejtori i Emergjencave Civile tha se edhe ndërtesat e tjera të shpalluar të pabanueshme do të shemben:
“Bazuar në vendimin nga shtabi i emergjencave dhe komuniteti ndërministror, të gjitha objektet e godinat për shkak të rrezikuat do të eliminohen për shkak të goditjeve të marra nga tërmeti. Procesi ka filluar.”
Ai sqaroi se ekspertët e huaj dhe shqiptarë do të bëjnë vlerësimet për çdo banesë.