Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka arritur një marrëveshje me 14 vende të bashkimit evropian për kthimin mbrapsht të emigrantëve të cilëve nuk I ëshët miratuar kërkesa për azil.
Associated Press ka raportuar sot se Merkel ka njoftuar qeverinë dhe partitë e koalicionit qeverisës duke i shprehur dëshirën e saj për ngritjen e qendarve pritëse të emigrantëve në kufi me Gjermaninë.
Ditën e premte Kancelarja Merkel, gjatë samitit të BE-ë ka arritur një marrëveshje me Greqinë dhe Spanjën për të marrë mbrapsht emigrantët e regjistruar në fillim në këto vende. Gjithashtu ajo ka arritur një marrëveshje me 28 vendet e bllokut për të ulur presionin mi çështjen e emigracionit në Evropë.