Epidemiologët thirrje për kujdes nga laboratorët e palicensuar për testet Covid-19

Nga Exit News
Epidemiologët thirrje për kujdes nga laboratorët e palicensuar për testet Covid-19

Nga data 17 gusht, Greqia do të njohë testet Covid-19 që kryhen në Shqipëri, njoftoi Drejtorit të Përgjithshëm i Kufijve, Eduard Merkaj.

Nëse Greqia do të hapë kufirin edhe për shqiptarët, pasi e hapi atë vetëm për shqiptarët që kanë dokumenta greke, pritet që numri i kërkesave për testimin Covid-19 të jetë e lartë.

Por qytetarët duhet të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e klinikës ku do të kryejnë testimin, pasi jo të gjitha janë të liccensuara.

Gazeta Shqip citon epidemiologun dhe zv. Drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku i cili deklaron se testet PRC të kryera në laboratorët e ccertifikuar kanë rezultuar 100% të sakta, si ato të ISHP-së.

Në fund të muajit korrik Ministria e Shëndetësisë miratoi vendimin që lejon sptialet dhe laboratorët privatë të kryejnë analizant për koronavirusin. Qëllimi – si njoftoi asokohe Ministria – ishte pikërisht plotësimi i nevojës së qytetarëve që duhet të udhëtojnë dhe kanë detyrimin të paraqesin një dokument që vërteton se nuk janë të infektuar me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>