Erdogan akuzon Macron për retorikë anti-islame

Nga Exit News
Erdogan akuzon Macron për retorikë anti-islame

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kritikoi Presidentin francez Emmanuel Macron për përdorimin e retorikës anti-islamike që përfshin krijimin e ‘islamit francez’ për të fshehur dështimin e tij në drejtimin e vendit, shkruan gazeta turke Hurriet.

“Ata që janë të shqetësuar nga ngritja e islamit po sulmojnë besimin tonë përmes krizave. Retorika anti-islame dhe anti-myslimane është mjeti më i mirë për politikanët perëndimor të mbulojnë dështimet e tyre. ‘Islami francez’, ‘Islami evropian’ dhe ‘islami austraik’ janë shembujt e kësa”, tha Erdogan në një mesazh në rrjet pas takimin me Organizatën e Bashkëpuimit Islamik, më 20 tetor, 2020.

“Objektiva e vërtet e kësaj nisme e drejtuar nga presidenti francez Macron është për të sheshuar llogaritë me islamin dhe me myslimanët”, tha ai duke sugjeruar se ata po e përdor këtë nisëm për të sulmuar islamin.

Erdogani sulmoi edhe organizatën islamike FETO, duke e krahasuar atë me Boko Haram, El Shebab, ISIL.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>