Mijëra qytetarë, mes të cilëve dhe presidenti turk Erdogan, morën pjesë të premen në lutjet e para myslimane në muzeun e kthyer në xhami të Shën Sofisë në Stamboll.
Me mbajtjen e lutjeve të 24 korrikut, presidenti Erdogan vulosi de facto vendimin e tij për kthimin e muzeut në xhami.
Qindra qytetarë filluan të mblidheshin para Shën Sofisë që në orët e para të agimit, ndërsa qindra policë siguaruan që të gjithë të kishin maska mbrojtëse.
Presidenti Ergodan mbërriti në mesditë dhe përpara se të hynte brenda deklaroi:
“Ky është çlirimi i Shën Sofisë nga zinxhirët e saj të robërisë. Kjo ishte ëndrra më e madhe e rinisë sonë.”
Vetëm 12 ditë më parë, presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Shën Sofisë në një xhami.
Shën Sofia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.
Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.
Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.
350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.