Erdogan realizon ‘ëndrrën e rinisë’, kthen muzeun në xhami

Nga Exit News
Erdogan realizon ‘ëndrrën e rinisë’, kthen muzeun në xhami

Mijëra qytetarë, mes të cilëve dhe presidenti turk Erdogan, morën pjesë të premen në lutjet e para myslimane në muzeun e kthyer në xhami të Shën Sofisë në Stamboll.

Me mbajtjen e lutjeve të 24 korrikut, presidenti Erdogan vulosi de facto vendimin e tij për kthimin e muzeut në xhami.

Qindra qytetarë filluan të mblidheshin para Shën Sofisë që në orët e para të agimit, ndërsa qindra policë siguaruan që të gjithë të kishin maska mbrojtëse.

Presidenti Ergodan mbërriti në mesditë dhe përpara se të hynte brenda deklaroi:

“Ky është çlirimi i Shën Sofisë nga zinxhirët e saj të robërisë. Kjo ishte ëndrra më e madhe e rinisë sonë.”

Vetëm 12 ditë më parë, presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Shën Sofisë në një xhami.

Shën Sofia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.

Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.

Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>