Ergys Mërtiri akuzon policinë se ka fshirë videot e dhunës ndaj aktivistëve

Nga Exit News
Ergys Mërtiri akuzon policinë se ka fshirë videot e dhunës ndaj aktivistëve

Ergys Mërtiri thotë se policia e ka shoqëruar të shtunën në komisariat për t’i fshirë nga celulari videot që sipas tij dëshmonin dhunën policore ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT).

Në një prononcim për “Fax News”, Mërtiri rrëfen se celularin ja morën me dhunë dhe kur ia kthyen pamjet filmike ishin fshirë. Aty dukeshin policët duke goditur aktivistët e AMT që u shoqëruan në komisariat mbrëmjen e së shtunës, sipas Mërtirit.

Njëri thoshte që e kam krahun e lënduar nga protesta për vrasjen e 25-vjecarit Rasha, ndërsa ata ia përthyenin më keq. Videot u fshinë sepse tregonin të gjithë brutalitetin e Policisë, si kërcënonin të tjerët përreth, si godisnin. Ishte për të shmangur provat e egërsisë së tyre.”, u shpreh Ergys Mërtiri.

Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) ka thirrur sot një protestë në orën 18:00 para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Në një shënim në Facebook, AMT denoncon se Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri janë arrestuar pa asnjë arsye dhe më pas janë dhunuar në komisariat.

Në prag të protestës së sotme, AMT ka shprehur 3 kërkesa për qeverinë.

  1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
  2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.
  3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo ti rikthehet qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>