Erion Veliaj konfirmon rikandimin si kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj konfirmon rikandimin si kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj do të rikandodojë në krye të Bashkisë Tiranë. Ai pritet që të shpallet zyrtarisht në kongresin që Partia Socialiste ka thirrur për të shtunën e ardhshme më 23 mars.

Rikandimi i Veliajt ishte i pritshëm, thuajse përtej çdo dyshimi, por tashmë ai konfirmohet nga vetë Kryebashkiaku. Veliaj u ka dërguar sot një mesazh në Whatsapp militantëve dhe mbështetësve socialistë, ku ndër të tjera ai u kërkon që ta kthejnë rastin e rikandidimit të tij në një festim në shesh.

Teksi i mesazhit që Veliaj ka dërguar lexon:

“Përshëndetje. Uroj të ta përcjellin këtë mesazh. Besoj e ke marrë vesh që të shtunën, 23 Mars, do të nisim punën për mandatin tjetër në Bashkinë e Tiranës. Të falenderoj që ishe pjesë e këtij projekti në mandatin e parë. Kemi bërë shumë punë dhe falë edhe kontributit tënd, kryeqyteti është më i mirë. Ndaj doja të të ftoja personalisht që bashkë me familjen tënde të më bashkohesh mua e familjes time, bashkë me mijëra kryeqytetas në Sheshin Nënë Tereza, ora 11 të shtunën. Të përqafoj, Erion Veliaj”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>