Kryebashkiaku Veliaj masakron pemët e parkut dhe mashtron publikun

Kryebashkiaku Veliaj masakron pemët e parkut dhe mashtron publikun

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka urdhëruar prerjen e një sasie pemësh të parkut të liqenit. Sot, punonjësit e bashkisë kanë prerë të paktën 10 pemë dhe po vazhdojnë prerjen e pemëve të tjera.

Pemët janë  prerë brenda hapësirës që bashkia ka rrethuar, me qëllim përgatitjen e zonës për ndërtimin e një parku lojrash dhe në hapësirën përqark në afërsi të kishës ortodokse të liqenit.

Prerjet masive të pemëve kanë ngjallur reagime nga qytetarët. Në përgjigje të tyre, Zoti Veliaj deklaroi se pemët janë prerë pasi ishin të sëmura dhe rrezikonin jetën e qytetarëve.

Gazetarët e exit.al verifikuan nga afër se pemët e prera kanë qenë të shëndosha, sikurse duket në fotografitë dhe videon më poshtë.

Projekti i parkut të lojrave, që ka vendosur të realizojë Zoti Veliaj, ka ngjallur kritika dhe kundërshtime të menjëhershme. Për projektin dihet pak, pasi ai është hartuar dhe miratuar në fshehtësi. Mbi të gjitha, në shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve projekti është miratuar pa asnjë informim dhe konsultim të publikut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>