
Në një tentativë qesharake për të diskredituar protestën e opozitës dhe për të treguar shqetësimin e tij të veçantë për interesin publik, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka lëshuar një “faturë” të dëmeve që sipas tij i kanë shkaktuar qytetit protestuesit e sotëm. Të gjithë shumën ai ka vendosur t’ja gjobisë Kryetarit te PD-së, Lulzim Basha.
Gjykuar nga pamjet filmike të protestës duket se listë-gjoba e Zotit Veliaj është e mbushur me ekzagjerime të shfrenuara. Kështu, për shembull, ai pretendon se protestuesit gjatë 3 orë proteste:
- kanë shkatërruar 9 stacione biçikletash;
- kanë prodhuar dhe hedhur në tokë 3,5 ton plehra;
- kanë shkulur apo thyer 58 pemë;
- kanë hequr 41 kapakë pusetash.
Por pjesa më qesharake e listë-gjobës është që ajo e vlerësuar dëmin e shkaktuar nga një urinim publik në 20 mijë lekë (200 dollarë). Sipas tij, gjatë protestës janë bërë 87 urinime publike me një dëm total të shkaktuar prej 17 mijë dollarësh.