Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar ashpër ndaj Presidentin Bujar Nishani, pas një takimi dje, të këtij të fundit me një grup qytetarësh. Qytetarët,që kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit, e takuan Presidentin dhe i shprehën atij shqetësimet e tyre lidhur me ndërtimin që po bëhet nga Bashkia Tiranë.
Më poshtë janë deklaratat e Kryebashkiakut Veliaj, pa koment.
Në Twitter (postime të paredaktuara), 12 prill:
Sa turp qe do t’u prishe parkun femijeve! Z. Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale.
Lodrat do behen! Nese Nishani ka vile ne Park & femijet do kene kendin
200,000 femijet e TR vlejnë me sh se urdhrat e PD i dashur President
Bota ka pare Kryetar Bashkie te doje te bëhet President, por president te behet kryetar bashkie vec Tirana po sheh.
Në një dëgjesë publike me qytetarët për sheshin Skënderbej, 13 prill:
Nishani po i bashkohet Strazimirit me patllake. Zoti President do hysh në histori si qesharak, mos ua bëj këtë fëmijëve. Kur të hynë në shkolla ata fëmijë do lexojnë në histori e do u dukeni qesharak.