
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në Londër për një vizitë, arsyeja e së cilës nuk është bërë publike, ka reaguar mbas protestave dhe kritikave të qytetarëve duke deklaruar:
“Nëse do të tërhiqesha do ishte në rrezik i gjithë transformimi i Tiranës, sepse do tregonte që jemi kthyer në kohën e komunizmit ku shijet arkitekturore u vendosën nga partia dhe jo ekspertët.
“Do të jetë një park shumë i ngjashëm me parqet që kemi parë edhe këtu në Londër.
Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.”