Erjon Veliaj: Po dëgjova qytetarët, në Shqipëri kthehet komunizmi. Ata që kundërshtojnë ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.

Erjon Veliaj: Po dëgjova qytetarët, në Shqipëri kthehet komunizmi. Ata që kundërshtojnë ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në Londër për një vizitë, arsyeja e së cilës nuk është bërë publike, ka reaguar mbas protestave dhe kritikave të qytetarëve duke deklaruar:

“Nëse do të tërhiqesha do ishte në rrezik i gjithë transformimi i Tiranës, sepse do tregonte që jemi kthyer në kohën e komunizmit ku shijet arkitekturore u vendosën nga partia dhe jo ekspertët.

“Do të jetë një park shumë i ngjashëm me parqet që kemi parë edhe këtu në Londër.

Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>