Eurodeputetët e PE — Parlamenti është legjitim, zgjedhjet janë të rregullta

Eurodeputetët e PE — Parlamenti është legjitim, zgjedhjet janë të rregullta

Delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga eurodepueteti i Estonisë Tunne Kelam sëbashku me eurodeputetët si Knut Fleckenstein dhe Christian Preda gjatë një konference për shtyp ditët e sotme shprehën qendrimin e tyre kundër lënies së mandative dhe protestave të opozitës.

Më poshtë një përmbledhje e deklaratave të eurodeputetëve.

Tunne Kelam u shpreh se duhet të vazhdohet me këtë parlament edhe pa praninë e opozitës. Ai tha se parlamenti është legjitim dhe rasti i përgjimeve është vetëm një rast i “izoluar”.

Në fakt kolegu im Preda dhe kolegë të tjerë që kanë qenë vëzhgues, thanë se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim.

Nuk mendoj se raste të izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e madhe. Megjithatë sicc janë gjërat tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament.

Për protestat e opozitës dhe bojkotin parlamentar, ai tha se:

Demonstratat dhe protestat që kanë ndodhur, ne jemi kundër dhunës. Ne jemi kundër nxitjes së dhunës nga partitë, pasi është kundër stabilitetit dhe besueshmërisë së vendit.

Bojkotimi është një sinjal shumë i keq, cenon besueshmërinë e shtetit dhe të kombit.

Gjithashtu, ai u shpreh se Shqiperia do të duhet ti zgjedhi vetë problemet

Ka ardhur koha që Shqipëria të zgjidhë problemet e veta. Por mos na i transferoni ne problemet për ti zgjidhur ne, do të duhet ti zgjidhni këtu. Ju keni shumë ndërmjetësim. Është puna juaj, është problemi i brendshëm i juaji dhe duhet të ngriheni mbi interesa partiakë. Kjo është mënyra si duhet të punojnë.

Eurodeputeti Preda u shpreh se:

Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime, kështu që mendoj që përqendrimi e ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme ose kalimtare do të dëmtonte përqendrimin që kishte për hapjen e negociatave.

Ai nuk kurseu dhe lavdërimet për kryeministrin Rama:

Unë jam anëtar i PE, koordinator për çështjet e jashtme. Si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai ka kërkuar çeljen e negociatave. Ne si deputetë e mbështesim dhe ne dëshirojmë të flasim me Europën. Është e rëndësishme që para qershorit shqiptarët të flasin me njeri-tjetrin. E ftoj kryeministrin të bisedojë me opozitën. Do jetë sukses i madh që para qershorit të bisedojnë me njeri-tjetrin.

Preda kundërshtoi vendimin e opozitës për lënien e mandateve. Ai tha se:

Lënia e mandateve është e papranueshëm për ne. E kemi thënë edhe kur bojkotoi partia e Ramës dhe e them tani.

Ai u shpreh e zgjedhjet në Shqipëri janë shumë të mira.

Si vëzhgues i zgjedhjeve të kaluara parlamentare mund të them se përfundimet tona janë se zgjedhjet shkuan mirë. Nuk mund të themi pas një viti e gjysmë se nuk shkuan mirë. Ne kemi ekspertizën më të mirë, përvojën më të mirë në botë sa i takon zgjedhjeve. Për mua është e çuditshme të thonë se zgjedhjet janë të këqija. Ndihem keq nga kjo. Ne mbështesim çeljen e negociatave. Besoj se duhen hapur negociatat por duhet dialog i brendshëm.

Ne jemi të bashkuar në qasjen tonë se në qoftë se Shqipëria është demokraci dhe zgjedhjet janë mbajtur, janë të njohura e të pranuara është e rëndësishme të aderojmë në institucione demokratike.

Ndërsa Knut Fleckenstein u shpreh edhe për Kryetaren e LSI-së Monika kryemadhi. Ai tha se:

 U zhgënjeva nga kryetarja e LSI-së sepse tha vetëm një fjali në fund: Ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë ky është problemi i tyre. Besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili prej nesh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>