Eurokomisioneri për Drejtësinë: Shitja e pasaportave evropiane duhet të përfundojë plotësisht

Nga Exit News
Eurokomisioneri për Drejtësinë: Shitja e pasaportave evropiane duhet të përfundojë plotësisht

Eurokomisioneri për drejtësinë Didier Reynders tha se po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Qipros për shkak të skemës së tij të shtetësisë nga-investimi.

Skema, e njohur ndryshe si “kesh për pasaporta” lejon individë të pasur të vendeve të treta të marrin një pasaportë qipriote në këmbim të investimeve ose ‘donacioneve’ për vendin.

Ato janë skema të diskutueshme për shkak të rasteve të shumta kur individëve me të dhëna kriminale ose nën hetim per çështje penale, të akuzuar për mashtrim, përvetësim dhe pastrim parash kanë marrë pasaporta.

Henley & Partners, koncesionari i skemës, ishte gjithashtu i lidhur me Cambridge Analytica tashmë të shuar.

Reynders i bëri thirrje për ndryshime të skemave që janë të përhapura në disa vende të BE-së, përfshirë edhe Qipron. Ai tha se preferoi t’i ndalojë ato plotësisht.

Hetimet nga media malteze The Shift News, Al Jazeera dhe Enquete Exclusive zbuluan se vendet anëtare evropiane po lëshonin pasaporta për të arratisurit, kriminelët dhe ata nën hetim për korrupsion.

Në shumë raste, duket se nuk është treguar kujdes, ose të dhënat për individin nuk janë marrë parasysh.

Në Maltë, pretendohet se zyrtarë të lartë politikë u morrën direkt me shitjen e pasaportave për individë të caktuar.

Organizatat ndërkombëtare kundër korrupsionit, Transparency International mirëpriti sugjerimet nga Reynders dhe e inkurajoi BE-në të veprojë shpejt.

“Gazetat e Qipros tregojnë se nuk ka të bëjë vetëm me disa mollë të këqija dhe gabime rastësore në gjykim. Ky është një problem sistemik. E vetmja mënyrë përpara është që Qipro të pezullojë skemën, të tërheq pasaportat në fjalë dhe të hapë hetime për të abuluar përgjegjësit për abuzimin e dukshëm”, tha Laure Brillaud, zyrtare e lartë e politikës së Transparency, për Al Jazeera.

Më parë, një projekt-raport i komisionit të BE-së me një listë me rekomandime për shtrëngimin e skemave duhej të botohej. Por, drafti përfundimtar, u redaktua shumë duke ngritur dyshimet se firmat r shitjes së pasaportave kishin lobuar shumë për të shpëtuar biznesin e tyre.

Në Dhjetor 2019, Exit News zbuloi se Kryeministri Edi Rama u shfaq në një aktivitet të kompanisë Henley & Partners në Londër. Ai tha se Shqipëria ishte e gatshme të fillonte shitjen e pasaportave në këmbim të investimeve dhe se ai mendonte se ishte vendimi i duhuri për vendin. Rama nuk u step edhe pse këto skema u kritkuan nga BE.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk e mbështetën planin. Dhe që nga ajo kohë, duket se planet e kryeministrit për këtë skemë u ndalën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>