
Sot, 10 qershor në Tiranë, Komisioneri për Zgjerim Oliver Vrahelyi do të takohet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Takimi ka për qëllim diskutimin mbi zhvillimet ekonomike, rimëkëmbjen e rajonit nga Covid-19 dhe Procesin e Berlinit. Varhelyi do të zhvillojë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama në oren 12:30.
Gjithashtu, në takim do të diskutohet edhe përgatitja për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të miratuar nga BE për Ballkanin Perëndimor.
Vitin e kaluar 6 udhëheqësit e Ballkanit u takuan online, për shkak të pandemisë.
Më 8 qershor, udhëheqësit e Ballkanit u takuan virtualisht me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Britanisë dhe disa vendeve të BE-së, për të diksutuar mbi ‘Samitin e Berlinit”.