Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel mbështeti, të premten, nismën e organizatës Europa Nostra për të ruajtur 7 sitet më të rrezikuara të kontinentit, pjesë e së cilave është edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë.
Gabriel, eurokomisionere për Inovacionin, Hulumtimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë u shpreh në rrjetet sociale se:
“Trashëgimia e jonë kulturore na ndihmon të kuptojmë historinë dhe vendin tonë botë. Në kohë të vështira si këto, më shumë se kurdoherë është ruajtja e saj.
Mbështes plotësisht nismën e [ruajtjes së] 7 siteve më të rrezikuara të shpallura nga Europa Nostra”
Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostras, Sneška Quaedvlieg-Mihailović e falenderoi eurokomisioneren dhe u shpreh se:
“[…] së bashku mund t’i shpëtojmë këto site dhe t’i përdorim ato si burime krenarie për mbarë Evropën”.
Europa Nostra është organizata më e madhe evropiane që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo funksionon si një federatë me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe ka status këshillimor për UNESCO-n dhe BE-në.
Më 24 mars Europa Nostra e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e 7 siteve më të rrezikuara kulturore, ku bëjnë pjesë disa kështjella në Çeki, Serbi, Itali dhe disa ndërtesa të tjera në Norvegji, Slloveni dhe Poloni.
Europa Nostra angazhohet të përdorë gjithë rrjetin e saj për të sugjeruar mundësi për mbrojtjen e Teatrit, përmes projekteve restauruese.
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar, cilësohet shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 30-të të shekullit të kaluar.
Ajo përballet me kërcënimin e shembjes sipas projektit të ndërtimit të një teatri të ri mbështetur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.
Përfshirja e Teatrit Kombëtar në Europa Nostra erdhi pas angazhimit të Alencës për Mbrojtjen e Teatrit.
Në aplikim, vlerat historike dhe kulturore të kompleksit përmenden si një arsyet kryesore për të cilën godinat duhen ruajtur dhe restauruar.19,