
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kujtoi të mërkurën një vjetorin e konferencës së donatorëve.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi shkruan se mbështetja e BE-së po materializohet në rindërtimin e shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore.
“Një vit më parë sot kemi organizuar konferencën e suksesshme të donatorëve ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë pasojat e tërmetit 2019. Jam krenar që shoh mbështetjen e BE duke u materializuar përmes rindërtimit të shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë”
Më 17 shkurt 2020 u mbajt Konferenca e Donatorëve, ku vende të ndryshme nga BE-ja dhe jashtë saj, mblodhën mbi 450 milionë euro fonde për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin nga pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit 2019.