Europa Nostra, në një letër drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka uruar që “shembja e Teatrit Kombëtar të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri, të drejtuar nga artistë dhe intelektualë”.
“Ne ju urojmë të gjithë fuqinë dhe mençurinë e nevojshme për kapërcimin e krizës së rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga shembja ilegale e Teatrit Kombëtar” – shkruan Europa Nostra në letrën e publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Letrën e firmosur nga Presidenti, Sekretari i Përgjithshëm, Bordi dhe Sekretariati Ndërkombëtar i Europa Nostra-s, e ka mbështetur edhe Presidenti Ilir Meta.